Një super derbi do të luhet nesër në Istog. Hendbollistët e klubit Istogu, nesër e zhvillojnë ndeshjen e kthimit kundër Hendbollistëve të Vushtrrisë në palestrën e re të qytetit të Istogut.
E veçanta tjetër dhe shumë e rëndësishme e këtij takime është se kjo është paraqitja e par për hendbollistëve te Istogut në vendin e tyre dhe se kjo ndeshje është kthyese e raundit të dytë, për EHF Evropa Cup.
Vashat e Istogut me paraqitje të mirë në ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë siguruan fitore 26:21, të shtunën e kaluar në Samadrexhë. Kështu që fitorja në vendlindjen e tyre Istogut do ti siguroi kualifikimin në raundin tjetër.
Telegramisot.com, ka mësuar se vajzat sportiste dhe stafi, fatmirësisht kanë rezultuar negativ në testin COVID19, dhe se janë të përgatitur mirë në aspektin fizik.
E meta e këtij takimi është mungesa e shikuesve në sallë si pasoje e masave anti-Covid19
Ndeshja do të zhvillohet në ora 18:00 dhe do të transmetohet në Rtv21plus.