• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re dënohet me burgim të përjetshëm

27/08/2020 - 10:18:29
Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re dënohet me burgim të përjetshëm

Drejtësia në Zelandën e Re e dënoi me burgim të përjetshëm, pa kushte, sulmuesin e dy xhamive në këtë vend, ku mbetën të vrarë 51 vetë.

HTML Image as link Qries
Australiani Brenton Tarrant, 29 vjeç, është personi i parë në historinë e Zelandës së Re që merr dënim të tillë.

Lexo më shumë

Komisioni Evropian tregon se kurë do ti hiqen masat  Kosovës

Komisioni Evropian tregon se kurë do ti hiqen masat Kosovës

May 10, 2025
6
Pakistani filloi hakmarrjen, kundër Indisë

Pakistani filloi hakmarrjen, kundër Indisë

May 10, 2025
74

Ai e pranoi vrasjen e 51 personave, tentim-vrasjen e 40 të tjerëve dhe akuzën për terrorizëm.

Gjykatësi i cilësoi veprimet e tij si “çnjerëzore” dhe tha se ai “nuk ka treguar mëshirë”

Sulmi në mars të vitit të kaluar në qytetin Kristçërç, i cili është transmetuar drejtpërdrejt në mediat sociale, ka tronditur botën.

Dënimi i Tarrantit, po ashtu, shënon dënimin e parë për terrorizëm në historinë e Zelandës së Re.

“Krimet tuaja janë aq të liga saqë edhe nëse jeni i burgosur përjetësisht, nevoja për ndëshkim nuk do të shterojë”, tha gjykatësi Cameron Mander të enjten në një gjykatë në Kristçërç.

Dënimi pa kushte nënkupton që shkelësit nuk do t’i jepet mundësia të dalë nga burgu pasi të vuajë vetëm një pjesë të dënimit të përgjithshëm.

Gjykatësi Mander tha se dënimet e tilla të përjetshme dhe pa kushte janë vetëm për “vrasje shumë të këqija”.

Zelanda e Re nuk ka dënim me vdekje si pjesë të sistemit të saj të drejtësisë.

“Ne nuk kemi asnjë arsye të mendojmë për të, ta shohim atë ose të dëgjojmë përsëri prej tij”, tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, pas shpalljes së dënimit për Tarrantin.

“Sot, shpresoj se është hera e fundit që kemi ndonjë arsye për të dëgjuar ose shqiptuar emrin e terroristit”, tha Ardern.

Pas vrasjeve masive, Zelanda e Re ka miratuar ligje më të ashpra për armët.

Tarrant, i cili përmes avokatit në gjykatë tha se nuk e kundërshton kërkesën e prokurorisë për dënim të përjetshëm pa kushte, nuk reagoi ndaj dënimit. Ai më herët e ka refuzuar të drejtën për të folur në seanca.

Tarrant ka hapur zjarr në dy xhami në Kristçërç, më 15 mars të vitit të kaluar.

Ai fillimisht ka sulmuar besimtarët brenda xhamisë Al Noor. Më pak se 30 sekonda më vonë është kthyer në makinën e tij për të marrë një armë tjetër dhe ka hyrë sërish në xhami.

I gjithë incidenti është transmetuar drejtpërdrejt në Facebook përmes një kamere që sulmuesi kishte vënë në kokë.

Sulmuesi më pas ka shkuar në Qendrën Islamike Linwood, ku ka qëlluar dy persona jashtë saj dhe më pas në dritare.

Gjatë seancave dëgjimore që u mbajtën këtë javë, gjykata dëgjoi se si sulmuesi ka planifikuar të sulmojë edhe një tjetër xhami, por është ndaluar nga zyrtarët e zbatimit të ligjit

Share1TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Komisioni Evropian tregon se kurë do ti hiqen masat  Kosovës
Bota

Komisioni Evropian tregon se kurë do ti hiqen masat Kosovës

May 10, 2025
6
Pakistani filloi hakmarrjen, kundër Indisë
Bota

Pakistani filloi hakmarrjen, kundër Indisë

May 10, 2025
74
Bill Gates do ti dhurojë 200 miliardë dollarë nga pasurija e tij për të varfërit
Bota

Bill Gates do ti dhurojë 200 miliardë dollarë nga pasurija e tij për të varfërit

May 9, 2025
6
Amerika i dëbon nga ushtarija transgjinorët
Bota

Amerika i dëbon nga ushtarija transgjinorët

May 9, 2025
7
Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?
Bota

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

May 8, 2025
35
Kush do ta fitoj këtë luftë India apo Pakistani? Shiko statistikat dhe forcën e dy shtetëve
Bota

Kush do ta fitoj këtë luftë India apo Pakistani? Shiko statistikat dhe forcën e dy shtetëve

May 7, 2025
32
Next Post
Gjithnjë e më shumë foshnje pagëzohen me emrin e Dua Lipës

Gjithnjë e më shumë foshnje pagëzohen me emrin e Dua Lipës

Më të fundit

  • Tragjedi: Vellau e plagos motrën në Ferizaj
  • Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale
  • India e Pakistani drejt luftës të hapur e sulmuan njëra -tjetrën me raketa?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi