Policia e Kosovës përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se në Shtime ka ndodhur një rast i sulmit seksual.
Nga PK-ja është bërë e ditur se një i dyshuar ka kryer këtë vepër ndaj një femre e cila është e mitur, dhe se me të njëjtën kanë qenë në lidhje dashurie.
‘‘SULM SEKSUAL
Shtime 11.02.2025 – 01:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer rastin ndaj viktimës femër kosovare (e mitur) me të cilën ishin në lidhje dashurie. Në konsultim me prokurorin, për shkak se viktima është e mitur është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje’’, është thënë nga Policia.