Një person është vrarë të enjten kur një sulmues i armatosur hapi zjarr në zyrat e Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) në Moskë. Kjo është ndërtesa më famëkeqe në Rusi pasi ishte qendra e KGB’s ku ekzekutoheshin me qindra persona në ditë në kohën e komunizmit
Sipas medies ruse, sulmuesi qëlloi në hyrje të ndërtesës Lubyanka, ku ndodhet selia e FSB’së, ndërtesë në të cilën dikur ishte pararendësja e saj KGB.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax tha se sulmuesi, i cili u fsheh në një ndërtesë aty pranë, më pas u qëllua dhe u vra nga shërbimi i sigurimit.
Ministria ruse e Shëndetësisë, u tha mediave ruse se dy pjesëtarë të FSB’së kanë pësuar plagë të rënda gjatë sulmit.
Kanali televiziv rus RT, citoi shërbimet e zbulimit të kenë përshkruar sulmin si një “akt terrorizmi”.
Të shtënat ndodhën pak kohë pasi që presidenti rus Vladimir Putin mbajti konferencën e tij vjetore me gazetarë. Agjencia ruse e lajmeve TASS citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë se presidenti Putin është njoftuar me incidentin.