Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një vajzë në Prishtinë ka njoftuar policinë pasi që është sulmuar seksualisht nga një mashkull.
Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, derisa rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet.
“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar”, shkruhet në njoftim të policisë.