Disa persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e një personi tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:52, në Zubin Potok.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit i është dëmtuar një automjet.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e viktimës mashkull kosovar dhe si pasojë i është dëmtuar një automjet”, thuhet në raport
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është duke u hetuar.