Në brezin kufitar mes fshatrave Shahiq, Republika e Kosovës dhe Starabajë fshatë që ndodhet në territorin e Serbisë, kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri të martën mbrëma.
“Syri. Net”, mëson se vitkima është Milazim Murati nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës.
Policia në Kamenicë janë informuar për rastin se viktima shqiptar shtetas i Kosovës dyshohet se derisa ishte duke prerë dru ishte gjuajtur me armë zjarri nga persona (sipas viktimës) të uniformuar.
Viktima ishte transportuar për në Qendrën Spitalore në Gjilan, e më pas është transferuar për në QKUK-Prishtinë për shkak të gjendjes së rënduar.
Për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, si dhe janë njoftuar mekanizmat ndërlidhës ndërkombëtar. Rasti është duke u hetuar.
Lajmin i pari e kishte konfirmuar këshilltari komunal i Medvegjës, Florim Sahiti, sipas të cilit policia serbe sot ka plagosur rëndë
Milazim Muratin 34 vjeç nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës që punonte si roje pylli.
Florim Sahiti, ka sqaruar se plagosja e Milazim Muratit ka ndodh nga policia lokale dhe jo nga ajo njësitit të xhandarmerisë, duke mos përmend shkaqet e ngjarjes së sotme.