Një sulm me bomba goditi një autobus që transportonte policinë në provincën jugore turke të Adana.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në sulmin e ndodhur në mëngjesin e ditës së mërkurë mbetën të lënduar disa njerëz.
Ndërkohë mediat turke kanë publikuar video të një autobusi të dëmtuar rëndë, i rrethuar nga mbeturinat dhe automjetet e tjera të dëmtuara nën një mbikalim për këmbësorët në zonën e Yuregir në Adana.
Burimet thanë se ambulancat i çuan të plagosurit në spitalet e zonës.
Po sipas mediave, policia e armatosur mbylli zonën dhe po shqyrtonte vendin e ngjarjes. Nuk ishte e qartë se kush mund të qëndronte pas sulmit.