Një baba ka denoncuar djalin e tij dje në Stacionin e Policisë në Suharekë, pasi është kanosur me prerje të kokës.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se pas mosmarrëveshjes verbale mes tyre, djali e ka kanosur prindin me fjalët: ‘Unë kam me ta pre kokën me thikë apo me ndonjë dru’.
Policia ka kontaktuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në polici lidhur me rastin.
Sipas deklaratave ankuesi dhe i dyshuari kanë pasur mosmarrëveshje edhe më parë.
Nuk raportohet për të arrestuar.