Komuna e Suharekës sot iu ka dhuruar nga një banesë dy familjeve të dëshmorëve të rënë në luftën e UÇK-së, asaj të Xhavit Bajraktarit dhe të Haxhi Gashit.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi tha se kontributi dhe sakrifica e tyre për lirinë e vendit, është shumë më e madhe se sa kjo që po bëjmë ne sot.
Postimi i plotë:
Dy familjeve të dëshmorëve të rënë në luftën e UÇK-së, asaj të Xhavit Bajraktarit dhe të Haxhi Gashit, sot iu dhurua nga një banesë nga Komuna e Suharekës.
Kontributi dhe sakrifica e tyre për lirinë e vendit, është shumë më e madhe se sa kjo që po bëjmë ne sot.
Komuna do të ndajë edhe në vazhdim banesa të tjera, derisa të zgjidhet plotësisht çështja e banimit për familjet e dëshmorëve. Telegramisot.com