Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Sudani e ka njohur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Osmani në një postim në Facebook e ka shpërndarë një video ku shihet derisa njofton për njohjen e pavarësisë nga ky shtet.
“Sudani njeh Republikën e Kosovës! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit tonë!”, u shpreh Osmani.