Rreth 50,000 shtëpi në pjesën perëndimore të Australisë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të lig që po mbretëron për të dytën ditë me radhë.
Kjo pjesë e shtetit të largët po përballet me njërën prej stuhive më të fuqishme që ka përjetuar ndonjëherë, me erëra që kanë arritur shpejtësinë në rreth 100 kilometra në orë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Përderisa një pjesë e madhe e bregdetit u përfshi nga stuhia gjatë fundjavës, rajoni jugor i Australisë perëndimore pritet që të përballet me mot të lig gjatë së hënës, me ç’rast janë paralajmëruar reshje shiu, erëra të fuqishme dhe vërshime të mundshme.
Zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente i kanë pranuar 407 thirrje për ndihmë nga qytetarët gjatë 24 orëve të kaluara pasi stuhia shkaktoi rrëzim të kulmeve të shtëpive dhe rrëzim të drurëve.
Moti i ashpër ndikoi që një numër i madh i shtëpive të mbetet pa furnizim me energji elektrike, ndërsa era e fuqishme e bëri të pamundur riparimin e rrjetit deri në qetësimin e stuhisë.
Byroja e Meteorologjisë paralajmëroi se të hënën mund të ketë vërshime në qytetin Perth për shkak se pritet baticë e lartë në bregdet.