• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Studentja me notën 10 e dëshpëruar në Kosovë e pranojnë mjeke në Gjermani

19/09/2019 - 09:27:57
Studentja me notën 10 e dëshpëruar në Kosovë e pranojnë mjeke në Gjermani

Shqipdona Lahu, studentja e cila kishte përfunduar Fakultetin e Mjekësisë më notën maksimale 10.0 nuk ka arritur të zgjidhej asistente në asnjërën prej tri lëndëve ku kishte konkurruar si asistente në këtë institucion.

Ajo, ndërkaq, ka bërë të ditur se universiteti i Mynihut ia ka akorduar doktoraturën.

Lexo më shumë

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
8
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24

Përmes një statusi Lahu ka thënë që nga shkrimi i saj nuk duhet të preken profesorët e vërtetë:

VENDIM I TURPSHËM I KËSHILLIT të Fakultetit të Mjekësisë!!

Se është kriminalizuar gjithçka në Kosovë u vërtetua edhe me vendimin e këshillit të FM për angazhimin e personelit akademik, me ç’rast unë si studentja me sukesin më të lartë në studime, prej ekzistimit të këtij fakulteti, nuk zgjedhem asistente në asnjërën prej tri lëndëve ku kam konkurruar, edhe pse isha e vetmja me notën maksimale(10.0).

Për shembull, në lëndën e Anatomisë angazhohen dy kandidatë, ku asnjëri nga ta, në dy provimet e kësaj katedre (Anatomi 1 dhe Anatomi 2) nuk ka
notë më të lartë se nota 8. Vallë si do ia dalin këta me studentët?!
Është turp të anashkalohen kandidatët që në këto dy provime kanë nota maksimale!

Kjo tregon se edhe këtu ka nevojë për një task-forcë për luftimin e korrupsionit, klientelizmit, krimit të organizuar dhe anomalive tjera.
Për më tepër, kjo tregon më së miri nivelin në të cilin është katandisur arsimi në tërësi, e veçanërisht ai universitar, andaj nuk ishte e rastësishme gjetja e ORCA- s në të cilën potencohet se 72% e profesorëve të UP-së, nuk i arsyetojnë thirrjet e tyre akademike, e 45% prej tyre s’kanë asnjë punim shkencor të publikuar në revista të mirëfillta shkencore.

Deklarimi i Albin Kurtit se për të rregulluar gjendjen në arsim duhen dy mandate është më tepër se i saktë, është profetik.

Nuk dua ta kuptoni këtë brengë si problem timin, ngase ai më së paku është imi.

Kjo ishte mundësia e fundit dhe fjala që i kisha dhënë babait dhe familjes për qëndrim në Kosovë, ngase Universiteti Teknik i Mynihut më ka akorduar doktoraturën, me të përfunduar studimet.

Unë jam fitimtare, ju vuani që nuk jeni si unë!

Të gjithë ju, që në mënyrë direkte keni gisht në këto përzgjedhje, turpi u mbuloftë!

Po nuk gjetët ilaç në Kosovë kur të sëmureni,
sepse vetë po i largoni kuadrot, mua do më gjeni në Mynih; e unë do kujdesem për ju aq mirë, sa ndërgjegja t’u mundojë tërë jetën.

P.S. Nga ky shkrim imi nuk duhet të ndihen të prekur profesorët e vërtetë!

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
Lajme

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
8
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
Lajme

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24
Vjosa Osmani në 23-vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ai dhe liria janë një
Lajme

Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit

May 12, 2025
8
Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
9
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
20
Next Post
Tre të arrestuar në Pejë për vjedhje

Arrestohen pesë persona që po luanin bixhoz në Ferizaj

Më të fundit

  • Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
  • Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
  • Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi