Korporata Energjetike e Kosovës, ka dalë sot më një sqarim për media dhe opinionin lidhure më shqetësimin që ka ngritur tek qytetaret dhe ambientalistet storija e televizionit T-7 rreth ujëgrumbulluesit të ujërave industrial në pronë të KEK-ut, shkruan Telegramisot.
Ky është sqarimi i plotë i KEK-ut:
Sqarim lidhur me storien e T-7 rreth ujëgrumbulluesit të ujërave industrial në pronë të KEK-ut. Për hirë të informimit të drejtë të opinionit, KEK njofton se raportimet e televizionit T-7 rreth ujëgrumbulluesit të deponisë së hirit në Mirash nuk janë të sakta.
Në këtë drejtim, KEK konfirmon se është një impiant industrial brenda hapësirave të KEK-ut, i cili është i izoluar nga ndërveprimet me mjedisin jashtë zonës së KEK-ut. Për më shumë, ky impiant industrial monitorohet në vazhdimësi për sa i përket gjendjes mjedisore, dhe nuk ka asnjë evidencë të shkarkimit të ujerave nëntokësore apo në lumin Sitnica nga aty.
Përndryshe, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të përdorimit të lëndës së parë dhe zvogëlimit të ekspozimit mjedisorë, KEK ka filluar procedurat për kthimin e të gjithë sasisë së ujit nga ky ujëgrumbullues prapë në Termocentral. Si rezultat I këtij projekti, sasia e ujit në zonën e deponisë së hirit do të eliminohet në minimum.
Ndërsa sa i përket gypit që është filmuar nga T-7 pa autorizim paraprak të KEK-ut (e që është rreptësisht e ndaluar) dhe pa qëndrimin e saj, ju njoftojmë se pranë ujëgrumbulluesit të ujërave industrial gjendet një ujëgrumbullues tjetër me ujëra atmosferik me kualitet të ujit në parametra normale.
Prandaj, gypi i filmuar ku bëhet shkarkimi në lumin Sitnica është nga ky ujëgrumbullues i ujërave atmosferik i cili monitorohet rregullisht dhe raportet janë të disponueshme në çdo kohë për palët e interesit si Komuna, Ministria e Ambientit etj. Me respekt, Korporata Energjetike e Kosovës