cialja konfirmon se 4 prilli është data e fundit për thirrjen e dëshmitarëve
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Foto ilustruese nga AP.
Pas datës 4 prill, asnjë dëshmitar nuk do të thirret për të dëshmuar në rastin e gjykimit kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Kështu tha prokurori Mat Miller, në një konferencë të mbajtur ditën e sotme ku foli për ecurinë e rastit.
“4 prilli është data e fundit e parashikuar” për thirrjen e dëshmitarëve, tha Miller.
Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Janë bërë katër vjet që ata gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë.