• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Spanja nis sezonin veror, maska do të mbahet edhe brenda në ujë

11/04/2021 - 13:56:13
Spanja nis sezonin veror, maska do të mbahet edhe brenda në ujë

Spanja e ka nisur sezonin veror për këtë vit, ndonëse e goditur më fortë se kurrë në sektorin jetik të saj, turizmin.

Fillimi i pranverës riktheu temperaturat e larta me mot të ngrohtë, mjaftueshëm sa për të shijuar detin, kryesisht në fundjavë. Por nëse vitet e shkuara, Spanja priste turistët e para që në muajin mars, kryesisht pushuesit britanikë, pandemia koronavirus, duket se ka lënë pasojat e saj nga një vit më parë.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)

June 16, 2025
5
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
128

Bregdeti i Majorkës është bosh, shumë larg pamjes së zakonshme me turistë, zhurmë, festa e jahte luksoze në portet e tij.

Zakonisht, në muajin prill, janë thuajse 2 milionë britanikë e 1.4 milionë turistë gjermanë, që vizitojnë ishujt e Majorkas por as gjysma e tyre nuk kanë udhëtuar këtë vit drejt Spanjës, pavarësisht heqjes së karantinës së detyruar gjatë udhëtimit nga një shtet në tjetrin.

Numri i vizitorëve të huaj në Spanjë ra në 19 milionë në total gjatë vitit 2020, niveli më i ulët që nga viti 1969, ndërsa kontributi i kësaj industrie në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit kapërceu në 4%, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i të dhënave, shumë larg 12% kontribut në vitin 2019.

Bashkë me rënien e numrit të turistëve, edhe të ardhurat në buxhet nga turizmi ranë ndjeshëm në krahasim me një vit më parë. Por ekspertët e ekonomisë kanë një parashikim edhe më negativ për këtë vit, kur thonë se 2021 pritet të jetë shumë më keq se viti i shkuar. Duke qenë një nga vendet e BE më të vizituar vitet e fundit, Spanja ka vuajtur më shumë se çdo vend tjetër pasojat e pandemisë, bashkë me të edhe Franca.

Agjencitë turistike flasin për një kërkesë të lartë për paketa turistike drejt Spanjës në tremujorin e tretë të këtij viti, pra për periudhën korrik-shtator e deri në fund të vitit por sipas ekspertëve, kaq nuk mjafton për të kompensuar humbjet për më shumë se një vit.

Por këtë vit, duket se edhe argëtimi në plazh do të ketë disa limite. Me rritjen e numrit të rasteve të reja ditore, ministri spanjoll i Shëndetësisë tha se maska mbrojtëse, nga 1 prilli, do të mbahet nga çdo qytetar, edhe në plazh, jo vetëm në ambient publik, por edhe brenda në ujë, kur noton, vendim ky që ka ngjallur kritika dhe panik.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sipas legjislacionit, tashmë në fuqi, maskat mbrojtëse janë detyruese për çdo të rritur në ambiente të hapura, në plazhe, pishina apo shëtitore buzë bregut të detit. Edhe në rërë, pushuesit duhet të respektojnë distancën sociale, duke qëndruar 1.5 metër larg njëri-tjetrit.

Për disa, kjo masë është e tepërt, për të tjerë e duhura.

Laura Santacana: “Duhet t’i durojmë gjërat deri në një pikë të caktuar. A duhet të jemi të kujdesshëm? Po. Por kjo është e tepërt. E kemi të pamundur të bëjmë një jetë normale”

Patxi Beloki: “Mendoj se gjithçka bëhet për të ndihmuar në këtë situatë, është gjë e mirë. Maskat në plazh apo në ambiente të tjera publike, janë mirë. Duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit”.

Në plazhin La Concha, ku shumë banorë shijojnë çdo ditë motin e ngrohtë, sërfisti Jose Aquavivas thotë se maska edhe në plazh, ndihmon në frenimin e përhapjes së Covid-19, edhe pse maska në ujë është bezdisëse.

Jose Aquavivas: “E di që po bëjmë një përpjekje për të shpëtuar sezonin veror dhe në një kohë kaq të mirë të San Sebastian, mendoj se legjislacioni i ri na mbron sepse është e qartë që të gjithë do vijnë në plazh. Por është pak e bezdisshme sepse nuk mund të hysh në det me maskë, kjo ishte një nga pak liritë që na kishte mbetur. Tani duhet të shqetësohemi se mos marrim gjobë”.

Iban Alonso: “Mendoj se është mirë. Në fund të ditës, është njësoj si të shkosh në një bar. Nëse nuk shkon për të ngrënë, duhet të mbash maskën, njësoj do të jetë edhe kur të notosh. S’ka asgjë ta mbash maskën”.

Jon Ander: “Mendoj se mbajtja e maskës në plazh është njësoj si ta mbash kur ecën në rrugë. Nuk të bezdis aq shumë. Është njësoj si në rrugë. Mendoj se është masë e nevojshme pasi rastet po rriten shumë”.

Vetë agjencitë turistike thonë se masat e reja në fuqi janë kërcënim për këtë sezon veror, pas humbjeve të regjistruara në një vit pandemik. Ata shpresojnë që këto masa të jenë të përkohshme e të mos frenojnë turistët e huaj të vizitojnë Spanjën këtë vit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)

June 16, 2025
5
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
Bota

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
128
Kjo është gjendja e fëmija e që u godit nga vetura në Pejë
Lajme

Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës

June 16, 2025
24
Sulmohet një grua nga Kosova duke ia djegëur veturën në Leposaviq
Lajme

Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin

June 16, 2025
1
Arrestohet hajni në Prishtinë
Lajme

Arrestohet hajni në Prishtinë

June 16, 2025
10
Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain
Lajme

Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain

June 16, 2025
8
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Krimineli Serb na këcënon: Ushtria serbe të ndërhyrë në Kosovë

Më të fundit

  • Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)
  • Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
  • Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi