Kryesia e LDK-së do të mblidhet në ora 16:30.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë.
Ai ka shtuar se sot në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së.
Kujtojmë se LDK ka kërkuar që seanca të mbahet ditën e mërkurë.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës një ditë më parë ka publikuar Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.