Për të 12-ën herë me radhë sot mblidhen deputetët në tentativën për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Seanca e para 48 ore e mbajtur të hënën u ndërpre pasi nuk kaloi komisioni për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, njofton Klankosova.tv.
56 deputetë votuan për, një kundër dhe nuk pati asnjë absetim.
Peci: Kosova s’ka nevojë për qeveri tranzicioni, por stabile
Deputeti i betuar i VV-së, Faton Peci është deklaruar para mediave lidhur me propozimin e LDK-së për qeveri nacionale të tranzicionit.
Ai tha se Kosova nuk ka nevojë për qeveri të tranzicionit, por për qeveri stabile.
“Nuk po them që shkojmë në takim, apo jo. Sa i përket qeverisë tranzicionale mendoj që Kosova ka nevojë për qeveri stabile. Jam prej të parëve që kam preferuar një koalicion të shumicës shqiptare. Duhet marrëveshje politike për konstituim të Kuvendit dhe caktimin e afateve kohore dhe në koordinim me presidenten pastaj se kur do të mund të mbahen zgjedhjet e reja. Të jeni të sigurt se kushdo që do të ishte kandidati i parë për kryetar Kuvendit nuk do t’i merrte votat, është vetëm alibi për të vazhduar bllokadën”, tha Peci, njofton Klankosova.tv.