Ditë më parë është identifikuar Vegim Kasim Qerkezi, i rrëmbyer nga forcat serbe gjatë muajit mars të vitit 1999.Në nderim të tij, Komuna e Gjakovës bashkë me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur organizojnë ceremoninë e rivarrimit të martirit Vegim Kasim Qerkezi.
Ceremonia mbahet sot me fillim prej orës 13:00 dhe zhvillohet sipas kësaj agjende.
– Homazhe në Varrezat e Martirëve në Çabrat të Gjakovës– Akademi për Vegim Kasim Qerkezin e cila po ashtu mbahet në Çabrat dhe-Ceremonia e rivarrimit të martirit.
Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse.