Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot nga ora 15:00 do të mblidhen në sallën e seancave plenare ku do të vazhdohet seanca konstituive, me qëllim zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe më pas nënkryetarëve.
Lëvizja Vetëvendosje synon ta propozojë për herë të tretë për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun, pasi dy herë dështoi zgjedhja e saj në seancën që u mbajt të shtunën.
Është vet Haxhiu që ka konfirmuar se ajo do të jetë sërish kandidate e VV-së për kryetare të Kuvendit.