Para një viti, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e dëshmoi edhe njëherë se ajo është subjekt politik me traditë – shkruan Kosova.info
Saktësisht në këtë datë, para një viti ajo e ka arritur një marrëveshje me Partinë Shqiptare Demokristiane (PShDK), të cilën nuk e ka respektuar.
Kështu, në kuadër të asaj që ata e konsiderojnë “traditë”, kanë filluar të zënë vend edhe pabesitë, mosrespektimi i marrëveshjeve dhe ambicia për më shumë pushtet, pa e llogaritur këtu përgjegjësinë ndaj qytetarëve. Kështu të paktën dëshmojnë partnerët e saj, ata që kanë pasur rast për të bashkëpunuar me të.
Sekretari i PShDK-së Emanuel Demaj, e ka kujtuar datën e kësaj marrëveshjeje, duke ironizuar nëpërmjet një reagimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Sot një vit kur na rrejti LDK-ja” – ka shkruar ai, duke e shoqëruar mbishkrimin me fotografi të shkrepura nga çasti i marrëveshjes.