Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të bëhet testimi i sistemit të alarmimit publik.
Sipas njoftimit të kësaj komune, testimi do të bëhet në ora 12:00.
“Nesër, e shtunë, 3 Mars në orën 12:00 do të behet testimi i Sistemit të Alarmimit Publik. Testimi është me zë të njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim.