Pas valës së të nxehtit afrikan, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Prej sot një front vranësirash të dendura pritet ta përfshijë vendin duke ndikuar në prishjen e këtij ekuilibri termik.
Ndërsa nesër, reshjet do të zgjerohen në gjithë territorin. Reshje shiu parashihet të ketë edhe në pjesën e parë të ditës së enjte, kur priten edhe rëniet e ndjeshme të temperaturave.
Temperaturat parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi e veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. Kushtet biometeorologjike parashihen të përmirësohen dukshëm, si në shëndet, për shkak të përmirësimit të cilësisë së ajrit, ashtu edhe në florë, për shkak të prezencës së këtyre elementeve meteorologjike.