Në dy ditët e ardhshme, të martën dhe të mërkurën e 17 dhe 18 dhjetorit, mëngjeset do të nisin me mjegull e ngricë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Në parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme thuhet se në vend do të mbesin fushat me presion të lartë të ajrit, e si pasojë do të ketë ulje në vlerat e temperaturave minimale, derisa ato maksimalet do të mbeten pothuajse konstante.
Pas nisjes me mjegull e ngrica, gjatë ditës pritet të ketë kthjellime e të mos ketë reshje.
Temperaturat minimale do të ulen deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 11 gradë Celsius.