Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Arben Vitisë nga posti i kreut të MSH-së.
Zemaj përmes një reagimi në profilin e tij në ‘Facebook’, ka thënë se u largua nga detyra e Ministrisë së Shëndetësisë njeriu më i dështuar i qeverisë më populliste, shkruan Reporteri.net
“Sot, iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste. Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune”, ka shkruar Zemaj.
Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se Vitia duhej të shkarkohej, apo të jepte dorëheqje si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë.
“Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, ku për pasojë i theu të gjitha rekordet e zeza në botë për vdekshmëri dhe numër të të infektuarve me COVID-19. Pra, papërgjegjësinë e dëshmoi. Paaftësinë e vulosi. Rekordet e zeza që vet i arriti, po dhe vet i theu. Dështimit nuk mund t’i ikë”, ka shkruar Zemaj.
Kujtojmë se Vitia sot dhe zyrtarisht u largua nga detyra e kreut të MSH-së për të vazhduar kandiaturen për kryetar të Komunës së