Sindikatat e Hekurudhave të Kosovës nga sot do të hyjnë në grevë.
Sipas njoftimit nga ana e tyre, greva do të jetë dyditore, dhe sipas komunikatës për media vendimi për grevë vjen pas dështimit të dialogut me punëdhënësin lidhur me kërkesën për rritje të pagave, të cilat nuk janë ndryshuar që prej 15 vitesh, shkruan EO.
Sipas njoftimit, sindikata thekson se kjo masë ekstreme është ndërmarrë për të ushtruar presion ndaj autoriteteve përgjegjëse, me qëllim realizimin e kërkesave të kahershme të punonjësve.
“Më 12 dhe 13 qershor 2025, nuk do të qarkullojë asnjë tren në territorin e Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës, trenat do të rifillojnë punën të shtunën dhe të dielën, më 14 dhe 15 qershor, përjashtuar linjën Prishtinë–Pejë, e cila do të vazhdojë të operojë edhe gjatë ditëve të grevës.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Hekurudhës të Kosovës, Hysen Nikqi, ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka ftuar institucionet për një zgjidhje të menjëhershme dhe të qëndrueshme.