Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së do të takohen sot pasdite.
Grupet punuese të të dy subjekteve do të takohen nga ora 15:00 ku për qëllim është bashkërendimi në çështje të ndryshme rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje, transmeton Klan Kosova.
Nga takimi i sotëm është njoftuar se grupet punuese nga VV dhe LDK do të takohen çdo tre ditë.