Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.
Këtë të martë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku priten edhe reshje lokale bore gjatë orëve të mëngjesit, kryesisht në sasi të pakta. Pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat më të pakta do të jenë në Rrafshin e Kosovës.