Sot është 38-vjetori i vrasjes makabre të vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka. Shërbimi sekret jugosllav kishte paguar këtë vrasje e cila kishte ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar tre atdhetarët shqiptarë, duke i quajtur si aritektë të lirisë. “Ata gjithmonë na vranë në prita si qyqarët.
Në tentativë për të vrarë përpjekjet për liri, të shuanin shkëndijat e kryengritjes që po afrohej, të pabesët qëlluan Jusuf Gërvallen,
Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën.
Ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë.
Ata ishin vetë arkitektët e saj.
17 janari i vitit 1982, nuk ishte datë e vdekjes për ta, por dita e përjetësisë së tyre”, shkruan Haradinaj në Facebook