Ramush Haradinaj kujton nipin e tij, Shqipdonin
Ramush Haradinaj ka kujtuar nipin e tij Shqipdon Haradinaj, i cili kishte humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gllogjan.
Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se në përvjetorin e 17-të amshimit të tij, e kujton buzëqeshjen e pafajësinë e një fëmije, të një engjëlli.
“Shqipdon, edhe pas 17 vjetësh, malli është i pashuar e kujtimi për ty mbetet i gjallë në zemrat tona!”, kështu e kujton Ramush Haradinaj, nipin e tij, djalin e Shkëlzenit.
Shqipdoni ishte djali i heroit Shkëlzen Haradinaj.