Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Besnik Beslimi, ka prezantuar një sondazh, në të cilin thotë se partia e tij do t’i merr 55 deputetë.
Në një postim në Facebook, Bislimi thotë se sondazhit është realizuar javën që shkoi, me kritere që reflektojnë strukturën demografike, gjinore, etnike dhe urbane të vendit.
“Ky sondazh është mbase përgjigjja më e mirë për të gjithë ata “analistë” dhe “njohës” të zhvillimeve politike në Kosovë që pohojnë se sistemi ynë elektoral pamundëson rezultat me mbi 50% për një subjekt politik”, shkruan ndër të tjera ai.
Bislimi tutje ka thënë në këtë sondazh nuk është përfshirë vota e diasporës dhe as mundësia që Vetëvendosjes t’i bashkohet Vjosa Osmani me iniciativën e saj.
Në këtë sondazh të Bislimit, PDK do të marrë vetëm 19 deputetë, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.
Sipas tij, me gjithë elementet e përmendura, VV do të arrijë të marr 60 deputetë.
Postimi i plotë:
SONDAZHI I FUNDIT PËR KËTË VIT QË TREGON PREFERENCAT E VOTUESVE TË VENDIT
Ky sondazh është mbase përgjigjja më e mirë për të gjithë ata “analistë” dhe “njohës” të zhvillimeve politike në Kosovë që pohojnë se sistemi ynë elektoral pamundëson rezultat me mbi 50% për një subjekt politik.
Dhe për atë se si e shohin qytetarët tanë “mirëqeverisjen” e Hotit dhe “opozitarizmin” e PDK-së.
Më poshtë keni rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar javën që shkoi, me kritere që reflektojnë strukturën demografike, gjinore, etnike dhe urbane të vendit.
Kujdes në interpretimin e rezultatit meqë i njejti nuk ka mund të inkorporojë disa variabla të cilat mund të kenë ndikim në numrin final të ulëseve:
1. Nuk e reflekton fuqinë politike të përkthyer në votë nga ana e diasporës.
2. Nuk e reflekton ndikimin eventual të iniciativës qytetare të paralajmëruar nga Vjosa Osmani
3. Nuk e reflekton ndikimin në vota që prodhohet nga suksesi apo dështimi i fushatës zgjedhore (dihet që në zgjedhje, zakonisht PDK e ruan elektoratin, VV shënon rritje, kurse LDK gjithnjë ka rezultat më të ulët në zgjedhje se sa në sondazhe).
4. Nuk reflekton goditjen që i vie subjekteve të koalicionit qeverisës pas shpalljes së qeverisë së tyre si antikushtetuese, dhe
5. Nuk e reflekton ndikimin që pritet të ketë në mbështetje secili subjket politit pasi të bënë publik emrin e kandidatit të tyre për kryeministër.
6. Nuk e reflekton as rritjen e votave për VV-në, falë sulmeve e fyrjeve të porositura dhe sinkronizuara nga pseudoanalistët që vërshojnë studio televizive në kohë fushate.
Por, ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është që edhe pëkrundër gjithë këtyre elementeve të listuara më sipër, me vetëm pak më shumë angazhim, VV do ketë më shumë se 60 deputetë në kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës.