Njëri ndër kryetarët më të sukësesshë të LDK-së nëpër komuna të Kosovës, Sokol Haliti, ka folur për TelegramiSot në një intervistë të eskluzive. Ai tregon për vizionin e tij, projektet e realizuara dhe sfidën e katërt drejt qeverisjes së Vitisë.
TelegramiSot: Z. Haliti, tashmë po hyni në kërkim të mandatit të katërt. Cila është formula juaj e suksesit?
Sokol Haliti: Qeverisja ime është derivat i një rugovizmi që kupton thellë frymën dhe nevojat e qytetarëve. Kam pasur durim për të dëgjuar dhe për të gjetur zgjidhjet më të mira. Kjo ka qenë formula ime e suksesit.
TelegramiSot: Çfarë u ofruat qytetarëve të Vitisë gjatë këtyre mandateve?
Sokol Haliti: Vitiasit e dinë se projektet janë realizuar bashkë me ta dhe me partnerët ndërkombëtarë. Fondet janë orientuar aty ku ka qenë nevoja dhe qytetarët kanë ditur ta respektojnë sinqeritetin. Sot Vitia është në hapërim drejt një qyteti modern, si simotrat evropiane.
TelegramiSot: Në fjalën tuaj shpesh përmendni edhe trashëgiminë dhe natyrën. Sa janë këto pjesë e vizionit tuaj?
Sokol Haliti: Ne po i japim shpirt bukurisë natyrore dhe trashëgimisë kulturore që bartim. Ato janë vlera që po çmohen jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë. Për mua është krenari që Vitia po njihet edhe për këtë.
TelegramiSot: Cilat projekte do të veçonit si më të rëndësishmet?
Sokol Haliti: Jam i lumtur që projektit të Lumit Morava ia kemi gjetur shtratin e duhur. Kjo ka qenë ndër iniciativat madhore për zhvillim dhe mirëqenie.
TelegramiSot: A prisni fitore të lehtë në zgjedhjet e ardhshme?
Sokol Haliti: Po, fitorja do të arrihet pa balotazh. Vitia do të mbetet blu, dhe besoj se blu do të jenë edhe Gjilani e Kamenica. Blu do të jetë aty ku rrjedh Lumi Morava.
TelegramiSot: Shpesh përmendet Vitia si kështjellë e LDK-së në Anamoravë. A e ndjeni këtë?
Sokol Haliti: Po, padyshim. Edhe kryetari Lumir Abdixhiku e ka kuptuar se Vitia ka qenë kështjella e qëndresës për të mos e lejuar Vetëvendosjen të shtrihej në gjithë Anamoravën. Qytetarët tanë kanë treguar besim dhe do ta bëjnë përsëri.
Ekskluzivisht për TelegramiSot, Haliti thekson se LDK në Vitia është më e fortë se kurrë, dhe vizioni i tij është që komunën ta çojë drejt një zhvillimi modern, të barabartë me qytetet evropiane.