Kryetari aktual njëherit edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Vitisë në zgjedhjet lokale, Sokol Haliti së bashku me ish-ministren Hykmete Bajrami dhe kandidaten për Asamble Valentina Mehmeti vazhduan takimet me gratë e Budrikës së Epërme.
“Bashkëbiseduam së bashku për projektet e ardhshme të cilat do të avancojnë çështjet e gruas në përgjithësi”, tregoi Haliti.