Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim mërgimtarët e komunës së Vitisë, që jetojnë e punojnë në botën e jashtme.
Fillimisht, ai i’u dëshiroi atyre mirëseardhje dhe pushime të këndshme në vendlindje pranë familjeve. Njikohësisht i ka njoftuar mërgimtarët me gjendjen aktuale në këtë komunë, e gjithashtu edhe për gjatë vitit 2020, rreth përballjes me Pandemin Covid 19 dhe menaxhimin institucional.
Kryetari Haliti, ka shprehur falenderim mërgimtarëve për mbështetje dhe ndihmesë të familjeve në nevojë edhe gjatë periudhës së përballjes me situatën epidemiologjike, por edhe për kontributin e gjithmbarshëm që po jep mërgata në vazhdimësi.