Turneu i ndryshimit i LDK-së vazhdoi në Vjenë të Austrisë, ku kryetari Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u bashkuan me diasporën kosovare në një tubim entuziast.
Në këtë takim, u theksua angazhimi i LDK-së për një Kosovë më të zhvilluar ekonomikisht, me drejtësi dhe stabilitet të garantuar. “LDK-ja mbetet forcë politike me histori të gjatë dhe vizion të qartë për të udhëhequr vendin drejt ndryshimeve të mëdha,” u shpreh Haliti
Tubimi dëshmoi përkrahjen e madhe të diasporës për programin dhe vizionin e ri të LDK-së, duke riafirmuar se ndryshimi po vjen!