Vitia për dy muaj qëndroi në karantinë, kreu i komunës jep detaje për rastet tjera të dyshuara me Covid-19
Edhe komuna e Vitisë gjatë ditës së sotme ka dalë nga zona e karantinimit. Kjo komunë për më shumë se dy muaj ka qëndruar e izoluar për shkak të rasteve të paraqitura në këtë komunë. Por kreu i Vitisë, Sokol Haliti jep detaje për rreth situatës në komunën e Vitisë.
“Kemi lajmë të mira nga Vitia. Kemi 20 të shëruar. Nuk kemi raste të reja. Të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Një pjesë gjendjen e kanë shumë stabile. Pres shumë lajme të mira pas ri testimeve. Heqja nga karantina për ne ka qenë imediate.
Ne për më shumë se dy muaj kemi qenë në karantinë. Respektimi i masave është i patjetërsueshëm. Qytetarët duhet t’i respektojnë masat gjatë ditës së sotme. Situata tek ne është e qetë”, thotë Haliti.