Sokol Haliti, edhe për katër vite po vazhdon me tempon e njëjte të punës duke u informuar në çdo moment nga dora e pare për projekte e rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e Vitisë.
Haliti sot mori pjese në projektimin e projekteve për ketë vit se bashku me zyrën e projekteve e arkitekte, praktik kjo e cila është e përhershëm e kryetarit Sokol Haliti, shkruan Telegramisot.
Haliti u konfirmua si kryetar i Vitisë në vitin 2017 qysh në raundin e parë, derisa në zgjedhjet e fundi ai u certifikua kryetar për mandatin e tij të tretë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vlerësohet si lideri që mbanë fjalën e dhënë. Ai qysh në fillim të mandatit të tij është zgjedhur vazhdimisht si kryetari që ka realizuar më së shumti premtime të dhënë karshi homologëve të tij nga komunat e tjera të Kosovës edhe pse komuna e Vitisë ka një buxhet më të kufizuar dhe bënë pjesë në komunat e mesme të Kosovës.
Realizimin e premtimeve të dhënë gjatë fushatës e ka dëshmuar plot organizata vendore e nderkomebtare.
Ndonëse kryetari Haliti krahasuar me kryetar të tjerë të komunave ka dhënë numrin më të madh të premtimeve ai prin për numrin e realizimit të tyre. Kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti pos premtimeve të cilat i ka dhënë dhe i ka arritur të kryej edhe shumë projekte të tjera të cilat nuk ishin premtim por në interes të qytetarëve të Vitisë dhe atë në të gjitha sektorët.