Një vaksinë eksperimentale ndihmoi në parandalimin e sëmundjeve të rënda në minjtë e infektuar me koronavirus, ka treguar një studim.
Kërkuesit zbuluan se pesë javë pas imunizimit, nuk pati më asnjë pjesë koronavirusi në mushkëritë e tyre.
Për më tepër, pas dy dozave, niveli i antitrupave te minjtë u rritën në mënyrë të ndjeshme, zbuloi skuadra nga Washington University School of Medicine në St Louis.
“Ndryshe nga shumë vaksina të tjera që po zhvillohen, kjo vaksinë është krijuar nga një virus që është i aftë të përhapet në mënyrë të limituar brenda trupit të njeriut, që do të thotë se krijon një përgjigjie imunitare të fortë,” u shpreh një nga autorët e studimit, Dr Michael Diamond.