Reprezentuesi algjerian kishte ethe javën e kaluar dhe u la jashtë listës së skuadrës në ndshjen ndaj Crotones të dielen, shkruan TelegramiSot.
Sipas Calciomercato.com, ish-mesfushori i Empolit u kthye në trajnimin në grup sot dhe do të grumbullohet me ekipin për t’u përballur me Spezia fundjavën e ardhshme.
Sandro Tonali u stërvit veçmas nga pjesa tjetër e grupit, ndërsa Simon Kjaer pjesërisht u stërvit me ekipin.
Stefano Pioli do të jetë pa të pezulluarin Davide Calabria kundër Spezia.