Kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari ka thënë se dy rastet pozitive me coronavirus në Skenderaj, që janë edhe të parat janë nga fshati Burojë, shkruan Telegramisot.com
Ai ka kërkuar nga banorët e këtij fshati, që të qëndrojnë në shtëpi. Të dy të prekurit janë me mbiemrin Thaçi. Nga ky fshat vjen edhe
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Postimi i tij:
Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë
Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë që fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.
Pacientët janë nga fshati Burojë, lagjia Thaçi, dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Të dashur banorë të fshatit Burojë kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si shtab emergjent për hapat e metutjeshëm.
Të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë!
Të dashur qytetarë për çdo veprim do të informoheni me kohë!
Ju lutem të qëndroni në shtëpi!
Bashkë do t’ia dalim!