Dardan Islami, njohës i zhvillimeve politike dhe gjeopolitike, ka deklaruar se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në kampin Bondsteel.
Ai theksoi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova se “Qeveria ia ka ndëprerë rrymën Bondsteel-it, dhe Bondsteel-i është futur në programin e reduktimeve”, transmeton Klankosova.tv.
Kur kampi Bondsteel ka kërkuar sqarim për arsyen e ndërprerjes së energjisë, ministrja Artane Rizvanolli ka thënë: “Hajt se ju i keni agregatët”, shtoi tutje Islami.