Remzi Emini nga fshati Mogillë e komunës së Vitisë ka ndërruar jetë të enjten në Zvicër. Por, varrimi i të ndjerit është bërë dje jashtë juridiksioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës nga një imam i përjashtuar nga BIK.
Mubarek Misini nga Fshati Gjylekarë është përjashtuar nga juridiksionet e BIK vitin e kaluar për shkak të qasjes së tij ekstreme.
Edhe për kundër kësaj familja e të ndjerit ka kërkuar nga imami Misini që t’i kryej ritualet e varrimit, duke anashkaluar kështu Bashkësinë Islame e cila është kompetente për ritualet mortore.
Lajmin për Gazetën Insajderi e kanë konfirmuar edhe nga këshilli i Bashkësisë Islame në fshatin Mugillë
Sipas tyre, Mubarek Misini e ka varrosur personin pa e regjistruar në Bashkësin Islame.
“Unë e kam thirrë kryemaminë , dhe e kam njoftuar që rasti duhet të ngritet në Bashkësinë Islame. Mubarek Misini ka ndërhyrë ne kompetenca të rregullat të imamit pa lejen e tij. Ata kanë ardhur në këshillin tonë për t’i marrë dërrasat, një punëtor i ka thënë se nuk e keni pagu anëtarësinë, ata ju kanë drejtuar duke i thënë se nuk paguajmë anëtarësi sepse nuk ju njohim juve. Pastaj kane fyer me fjalë dhe kane thane ne e kemi hoxhën tonë. Personi i vdekur nuk është I shkruar tek ne si i vdekur, ne e kemi lajmëruar komandantin e policës së Vitisë. Imami e varros personin pa e regjistruar në Bashkësinë Islame”, kanë thënë nga këshilli i BIK në fshatin Mugillë.
Se Remzi Emini nuk është i regjistruar në Bashkësinë Islame si i vdekur e ka konfirmuar edhe kryeimami i BIK në Viti, Xhevdet Ismajli.
Ismajli në një prononcim për Insajderin ka thënë se kanë njoftuar Bashkësinë Islame në Prishtinë dhe se të mërkurën do të mbajnë një mbledhje për veprimet lidhur me këtë rast.
“Po është e vërtet, Ai imamë është i përjashtuar nga këshilli i bashkësisë Islame të Vitisë, ai punon kokë në vet, pas këtij rastin të fshatin Mugillë ata nuk na ka thirrë neve përgjegjësit e bashkësisë islame ose imamin e fshtati e kanë thirr Mubarek Misinin edhe me ta i kanë kryer detyrat e varrimit. Tek ne nuk është i regjistruar sepse nuk i kanë marrë shërbimet në Bashkësi Islame. I kemi njoftuar BIK në Prishtinë dhe të mërkurën e kemi një mbledhje në kryesinë e këshillit të BIK në Viti ku do të merremi me këtë rast”, ka thënë Ismajli për Insajderin.
Gazeta Insajderi ka kontakuar edhe Bashkësin Islame të Kosovës në Prishtinë për t’i pyetur rreth këtij rasti por të njëjti nuk janë lajmëruar.
Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se për rastin në fjalë këshilli i BIK në Viti ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta largojë prej xhamisë imamin Mubarek Misinin.
Por që sipas tij, Policia asnjëherë nuk i ka ofruar ndihmë.
“Unë e di që për rastin në fjalë është kërkuar nga këshilli I BIK në Viti disa herë nga Policia e Kosovës që me largu prej xhamisë imamin Mubarek Misinin. Në Viti është kërkuan ndihma e Policisë, përkatësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit që të largohet nga xhami për shkak që ai nuk është me dekret, pa leje. Kërkesa e këshillit të BIK në Viti nuk ka hasur asnjëherë në mirëkuptim nga Policia dhe asnjë herë nuk i është ofruar ndihma për ta larguar”, ka thënë ai.
Tutje, Elezi ka shtuar se Misini vazhdon veprimin e tij në xhamin e fshatit, dhe se aty nuk guxon te shkojë asnjë imamë tjetër pasi është njëfarë zone e xhihadistëve
“Imami në fjalë vazhdo me vepru akoma në xhami edhe sot, aty nuk guxon me shku asnjë imamë tjetër, me një fjalë aty është një njëfarë zone e xhihadistëve dhe ekstremistëve, vazhdon t’i mbaje organizmit fetare”, ka shtuar me tej Elezi.
Elezi ka treguar se Mubarek Misini viti e kaluar në muajin ramaza, në kohë pandemie ku organizimi dhe falja e taravisë ishte e ndaluar, vetëm në xhamin e këtij imam është organizuar falja e taravisë në mënyrë të rregulltë.
Madje, kanë ardhur edhe persona nga Maqedonia në mënyrë ilegale për t’i falur taravit.
Elezi në fund ka shtuar se kjo situate është shqetësuese pasi që pretendimet për ekstremizëm janë të larta dhe që këta individë nuk e njohin BIK.
“Kjo është në kundërshtim me rregulloren për Bashkësitë Fetare në Kosovë sepse ligji e ka paraparë saktë që të gjitha procedurat e ceremonive të varrimit të bëhet sipas këshillave të BIK. Ajo që është shqetësuese është fakti i nxitjes së ekstremizmit fetar kur nuk i nënshtrohet imamit të fshatit i cili është përgjegjës për këtë punë. Ky është një mesazh i fuqishëm që këta nuk e njohin BIK, dhe pretendimet për ekstremizëm të lartë janë pretendente”, ka thënë Elezi.
Fshati Skifter apo Gjylekarë konsiderohet si njëri ndër fshatrat me ekstremitet më të lartë dhe me numër më të madhë të personave të ekstremizuar në Republikën e Kosovës.