Prizren, 12 prill 2021: Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka monitoruar procesin e aktivitetit të prokurimit me titull: “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, nr të prokurimit: 622-20-2058-2-1-1, ku gjatë monitorimit dhe hulumtimit në dosjen e tenderit të projektit, AVONET ka identifikuar se në dosjen e ofertës është fatura e datës 01.05.2020 ne NR. 1052020, me të cilën AVONET ju ka drejtuar Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për të verifikuar faturën me nr. 1052020, ku kjo faturë ka plotësuar kriterin e kërkuar nga ana e Autoritetit Kontraktues në këtë rast të Komunës së Prizrenit.
Dhe si kriter për OE duhet të ketë në pronësi ose në posedim pajisjet teknike si në vijim, si rasti konkret është kërkuar si kriter që të ketë: Shenja te trafikut te punimeve ne rruge 3. Semafor te pavarur për menagjimin e trafikut gjate bllokimit te shiritave qarkullues. Specifikat module LED 300mm dhe 200mm, sipas EN12368, mundësi të punës 72 ore me bateri 12V 50Ah, controller për punë të pavarur.
AVONET, ka bërë hulumtim dhe ka identifikuar se OE NABS ka në dosjen e ofertës një faturë dhe katalog të cile e ka në dosje të tenderit dhe për AVONET ka qenë si i dyshim ky dokument dhe AVONET ka kërkuar të verifikohet fatura e datës 01.05.2020 ne NR. 1052020. E cila është lëshuar nga biznesi CONS ENG Sh.p.k. me NRF 811298539 dhe është blerë nga biznesi NABS sh.p.k me nr (810844961), ku sipas institucionit të ATK-së në dokumentet e tyre verifikuese ka gjetur se fatura e datës 01.05.2020 ne NR. 1052020 duke nxjerrur konkluzionin dhe verifikuar se: Në bazë të dokumentacionit të prezantuar ne konstatuam se fatura në fjalë nuk është deklaruar si shitje nga ana e biznesit CONS ENG Sh.p.k. me NRF 811298539, si dhe nuk është e regjistruar si blerje nga ana e biznesit NABS shpk me nr (810844961).
AVONET, konsideron se OE NABS shpk, ka vënë në lajthitje, mashtruar ose falsifikuar dokumentet me të cilën OE ka përfituar kontratë me vlerë 1,394.853.90 euro. Kjo tregon se OE ka mashtruar, vënë në lajthitje ose ka falsifikuar dokumentet për të cilën tashmë Komuna e Prizrenit dhe OE NABS sh.p.k kanë lidh kontratë me datën 22.02.2021.
Poashtu AVONET konsideron se është shkelur edhe ligji me Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS neni 99, ku parashihen funksionet dhe kompetencat e OSHP, përkatësisht paragrafi 2, ku përcaktohet se: Në bazë të një kërkese me shkrim nga autoriteti kontraktues në lidhje me paraqitjen e të dhënave të rreme ose të një dokumentit falsifikuar nga operatori ekonomik, OSHP është e obliguar dhe ka autoritetin që të shqyrtojë dhe të diskualifikojë operatorin ekonomik nga pjesëmarrja në prokurim publik për një periudhë deri në një (1)vjeçare.
Ku sipas hulumtimit të rastin operatori ekonomik dhe përfaqësuesi i saj ka ra në kundërshtim me ligjet me nr. 06/L-074, neni 415 dhe me neni 390 poashtu edhe me ligjin me 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS neni 99, andaj AVONET kërkon që të filloj dhe inicioj çdo procedur ndaj këtij operatori dhe njoftoj poashtu institucionet tjera që janë zbatues e këtyre ligjeve.
AVONET, konsideron se kjo është një shkelje e rëndë e ligjit të prokurimit publik me nr. të ligjit 04/L-042 dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës me nr. të ligjit 06/L074, andaj Autoriteti kontraktues duhet të veproj dhe proceduroj për lajthitje dhe mashtrim të anëtarëve të komisionit vlerësues të tenderit dhe falsifikim të dokumenteve, duke pezulluar kontratën e projektit dhe vërtetuar për të gjeturat tona.
AVONET, kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka që të shkëput kontratën dhe filloj procesin administrativ ndaj OE NABS sh.p.k.
Kërkojmë nga Prokuroria Themelore e Prizrenit që të hetoj rastin e lartpërmendur dhe të merr masat e duhura lidhur me të gjeturat për shkelje ligjore, që për AVONET janë veprime të rënda që kanë bërë Operatori Ekonomik, ndaj Komunës së Prizrenit dhe zyrës së prokurimit, që AVONET konsideron se janë mashtrim, lajthitje, falsifikim.
Të bashkangjitur gjeni, faturën, katalogun në dosjen e ofertës dhe raportin e verifikimit dhe formularin e vizitës nga ATK-ja.
Vëmendje:
Në dokumentet e dërguara ekzistojnë të dhëna personal dhe kërkojmë nga ana Juaj që të keni kujdes në publikimin e tyre, duke u bazuar në ligjin për të dhënat personale.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.