Një vonesë ka ndodhur në fluturimin e linjës Prishtinë-Basel, për të cilën qytetarët nuk kanë qenë të njoftuar nga kompania përkatëse.
Si pasojë 155 udhëtarë pritën rreth tetë orë në aeroportin “Adem Jashari”, ku prapë nuk morën ndonjë sqarim nga kompania për arsyen e vonesës, e as konfirmim se kur do të ndodh nisja.
Udhëtarët që po prisnin me orë të tëra, thanë se e njoftuan policinë, ku këta të fundit tentuan të merrnin një përgjigje nga kompania për të ditur shkakun dhe për të konfirmuar se kur do të ndodh ky fluturim, por se nuk arritën të mësojnë asgjë konkrete.
Blerim Elshani, njëri prej udhëtarëve që po priste të nisej për Basel, tha për Klankosova.tv se pas intervistimit të tyre nga policia, kompania u kishte thënë se fluturimi do të ndodh në ora 05:00 gjë që nuk ndodhi, e më pas ishte paralajmëruar për në orën 08:00, por që përsëri nuk ndodhi.
Tani, kompania u ka dhënë atyre një tjetër orar të nisjes, i cili poashtu nuk është i konfirmuar.
“Njëherë ka thanë në ora 05:00, pastaj në 08:00, ndërsa tash kanë thanë që fluturimi do të jetë në ora 15:00, por asgjë nuk është e konfirmuar”, shtoi Elshani.
Ai tutje tha se është detyruar që të blejë një biletë tjetër, për të arritur me kohë në Basel.
Kjo vonesë për Telegraminsot është konfirmuar edhe nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” por kompanija në fjalë nuk është pergjigjur për skandalin.