Një skandal i paparë në drejtësinë ndërkombëtare ka ndodhur në Hagë, ku Prokuroria e Gjykatës Speciale tash sa vjet mban të fshehur prova shfajësuese për krerët e UÇK-së. Në këtë mënyrë, Prokuroria e ka manipuluar gjykatësin e Gjykatës Paraprake, duke filluar nga faza e fillimit të procesit të hetimeve, ngritja aktakuzës dhe konfirmimit të aktakuzës. Po ashtu Prokuroria përmes fshehjes së provave shfajësuese ka pamundësuar lirimin me kushte të krerëve të UÇK-së, edhe pse mbrojtja e tyre kishte bërë me dhjetëra kërkesa. Një vepër e tillë nga njohës e kësaj fushe konsiderohet skandaloze, meqë jo vetëm që e ulë kredibilitetin e kësaj gjykate, mirëpo për me tepër e korrupton në tërësi këtë proces. Dhe pikërisht kjo ishte pika që ka shqetësuar mbrojtjen e krerëve të UÇK-së. Avokati mbrojtës i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka akuzuar Prokuroni për fshehjen e këtyre provave shfajësuese. “Dokumente janë të zeza. Dokumenti tjetër kemi dy faqe të zeza. Fatkeqësisht prokuroria i ka refuzuar. Kemi ende kërkesa që janë pezull. Si e është e mundur që të bëjmë një kërkese në mbrojtjen të klientit tim. Unë skam asnjë informacion. Asgjë nuk di. Nuk kam asnjë provë materiale, përveç fleta të zeza”, ka thënë ai. Kohe ka prezantuar disa fakte, të cilat dëshmojnë se Prokuroria ka fshehur deklaratën shfajësuese të ish-shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Dan Everts. “Dhuna pas 1999 nuk ishte pjesë e një fushate e organizuar nga udhëheqësia shqiptare”, kishte thënë Everts.
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
info@telegramisot.info