Nuk pyesin as për virus, e as për distancë kur bëhet fjalë për dasma.
E atëherë kur këngëtari kërkon që shoqëria e dhëndrit e nuses të jetë më aktive, rrethi i valles bëhet edhe më i madh.
Gjatë korrikut, fshati Lubizhdë e Prizrenit jehonte nga muzika, pasi në oborrin e shtëpisë së familjes Gigollaj, festohej për çiftin më të ri.
Derisa të ftuarit me nusen e dhëndrin vallëzonin, këngëtari Labinot Rexhaj së bashku me orkestrën këndonin nga ballkoni i shtëpisë.
Të gjitha këto video janë publikuar nga vet këngëtari në rrjetin social “Facebook”.
Ndërkaq, nga Policia Rajonale e Prizrenit thonë se nuk kanë pasur ndonjë informacion se atë ditë ka pasur dasmë në fshatin Lubizhdë.
Megjithatë, kjo nuk është dasma e vetme që është mbajtur gjatë korrikut,shkruan Telegramisot
Kështu, që nga fillimi i aplikimit të masave për parandalim e përhapjes së COVID-19, Policia e Kosovës ka iniciuar gjithsej 1524 raste. Prizreni prin me gjithsej 424 raste, pastaj Prishtina 409, Gjakova 160, Gjilani 154, Mitrovica e Jugut me 137, Peja me 130, qyteti i Ferizajt me 82, ndërsa Mitrovica e Veriut me 28 raste.