KEDS ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit të energjisë elektrike në institucionet sikundër vijojnë: AKI, FSK dhe Ambasada Amerikane.
Sipas njoftimit, thuhet se ndërprerja ka ndodhur për shkak të një dëmtimit të një nënstacionit të energjisë elektrike. KEDS ka shtuar tutje se ekipet e KEDS dhe KOSTT kanë dalur në vendin e ngjarjes për ta rregulluar problemin, shkruan Gazeta Express.
“Nga ky nënstacion furnizohen: zona industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, Ambasada Amerikane, Emshiri, AKI-ja, FSK-ja dhe Komuna e re në Dragodan, të cilat aktualisht janë pa energji elektrike”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Njoftojmë konsumatorët që si pasojë e një avarie që ka ndodhur në nënstacionin 110/30/10 kV Prishtina 1, i cili është nën menaxhim të KOSTT është ndërprerë energjia elektrike.
Ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes për të identifikuar shkaktarin e prishjes dhe për ta rregulluar atë në kohën më të shpejt të mundshme.
Nga ky nënstacion furnizohen: zona industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, Ambasada Amerikane, Emshiri, AKI-ja, FSK-ja dhe Komuna e re në Dragodan, të cilat aktualisht janë pa energji elektrike.
Për çdo eventualitet, konsumatorët do të informohen përmes kanaleve tona të komunikimit. /Gazeta Express/