Shkeljet e statutit të Federatës së Futbollit të Kosovës po vazhdojnë.
Kuvendi zgjedhor i FFK-së do të mbahet më 27 janar 2019, ndërsa kryetari, Agim Ademi ka filluar thirrjet për këtë kuvend.
“Kryetari i FFK-së, në bazë të nenit 28 p.3 e Statutit të FFK-së, ju thërret që të merrni pjesë në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së (për anëtarë të KE-së). Kuvendi do të mbahet më 27 janar në Prishtinë në hotelin “Emerald” në orën 15″ – thuhet në ftesë, duke e treguar më pas edhe rendin e ditës.
Por ajo çfarë bie ndesh me këtë ftesë është që sekretari i FFK-së duhet t’i thërrasë delegatët e jo kryetari, sipas nenit dhe pikës që u përmendën edhe në ftesë.
“Sekretari i përgjithsëm u dërgon thirrjet delegatëve, duke precizuar vendin, datën, kohën dhe rendin e ditë të propozuar, së paku 10 ditë para datës së mbledhjes” , thuhet në nenin 28, pika 3.
Nga ana tjetër, edhe rendi i ditës është qesharak dhe aspak profesional.
Kjo është një nga shkeljet e radhës të FFK-së, duke e bërë këtë institucion të duket cirkus e aspak profesional.