• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Skandali i hajnisë nga viti 2016, e deri sot në Trainkos, shkarkohen 12 punëtorë -dëmi kalon mbi 230 mijë euro

30/01/2025 - 10:02:22
Skandali i hajnisë nga viti 2016, e deri sot në Trainkos, shkarkohen 12 punëtorë -dëmi kalon mbi 230 mijë euro

Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A ka njoftuar në lidhej me një rast të dyshimtë ët manipulimit me arkat fiskale, e që i ka shkaktuar ndërmarrjes një dëm të konsiderueshëm financiar.

Trainkos Sh.A njoftoi se pas një hetimi të brendshëm të ndërmarrjes, me mbështetja të ATK-së është zbuluar se ka pas ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave të arkave fiskale, duke fshehur dhe dëmtuar raportimet e shitjeve të biletave për një periudhë të gjatë kohore, nga 2016 deri më 2024.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
21
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8

“Nga ky lexim ka rezultuar se ka dyshime për ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave, si dhe fshehje dhe dëmtim të raportimit të shitjeve të biletave gjatë operimit me arka për një periudhë të gjatë kohore. Të gjitha këto dyshime janë dokumentuar e vërtetuar përmes leximeve nga personat e autorizuar përgjegjës të operatorit në fjalë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Me anë të këtij njoftimi, Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. dëshiron të njoftojë opinionin e gjerë lidhur me një dukuri që na ka përcjellë gjatë këtyre muajve te fundit, siç është rasti i arkave fiskale. Në kuadër të një hetimi fillimisht të brendshëm të ndërmarrjes, pastaj edhe më aprovimin e Departamentit të Arkave Fiskale në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, përmes operatorit të licencuar ekonomik Enternet (i kontraktuar nga ana jonë për pajisjet me arka fiskale). Me ç ‘rast janë bërë leximet e të dhënave të të gjitha arkave fiskale. Nga ky lexim ka rezultuar se ka dyshime për ndërhyrje dhe manipulim të dhënave, si dhe fshehje dhe dëmtim të raportimit të shitjeve të biletave gjatë operimit me arka për një periudhë të gjatë kohore. Të gjitha këto dyshime janë dokumentuar e vërtetuar përmes leximeve nga personat e autorizuar përgjegjës të operatorit në fjalë.

Duke qenë se Ndërmarrja Trainkos Sh.A., subvencionohet me një shumë të caktuar nga taksat e qytetarëve, përveç tjerash, kjo na obligon dhe na bën me përgjegjësi publike të raportojmë për çdo cent të shpenzuar, ashtu siç edhe obligohemi për transparencë të plotë sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Kodit të Etikës dhe Ligjin Për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. Ky njoftim po bëhet tani pasi që rasti është trajtuar proceduralisht sipas rregulloreve të brendshme dhe ligjeve që na obligojnë në këto raste, dhe se janë marrë vendime nga komisionet gjegjëse sipas Rregullores së Marrëdhënies së Punës dhe Procedurës Disiplinore në Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A., konformë gjetjeve të bëra, dëshmive të ofruara dhe peshës së veprës. Në kuadër të saj ndaj 12 punonjësve është marrë masa disiplinore e shkëputjes së marrëdhënies së punës, ashtu siç precizohet në rregullore për këto raste.

Nga raporti i fundit, të cilin e kemi pranuar nga ENTERNET, dëmi i shkaktuar kalon shumën prej 230 mijë eurosh, dhe kjo shumë mund të rritet, meqë janë edhe katër (4) pajisje fiskale të cilat kanë pasur memorie të ndërruar dhe të njëjtat ende nuk i kemi. Pra, ndërmarrja nuk di se cili mund të jetë dëmi në memoriet e pa lexuara dhe shuma totale pas kësaj.

Ndërmarrja ashtu siç obligohet me ligj, ka njoftuar me kohë Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, dhe Bordin e Drejtorëve, si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale. Po ashtu, në koordinim me ATK, përmes operatorit të lartcekur, janë nxjerrë të dhënat si: prova dhe dëshmitë e dyshimit për aktivitetin e bërë nga disa punonjës përmes arkave fiskale, të cilët gjatë kryerjes së detyrës, për një periudhë të gjatë kohore në vazhdimësi, pothuajse nga viti 2016 e deri në fundvitin e 2024, kanë ndërhyrë në të dhënat e raportimit, duke resetuar pajisjet dhe duke fshehur të dhënat reale të shitjeve. Dëshmitë janë proceduar përmes specialistëve të fushës së operatorit, të cilat, pasi janë nxjerrë në tërësi, kanë ardhur në përfundime duke i lexuar të dhënat e gjetura.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për këtë, janë njoftuar dhe organet e rendit dhe të hetuesisë, ndërsa sipas të dhënave të nxjerra nga memoriet e arkave, Ndërmarrjes dyshohet t’i jetë shkaktuar një dëm i konsiderueshëm në të holla, si dhe në vet imazhin e saj. Për dëmin e shkaktuar dhe për memoriet e mbetura pa lexuar, kjo çështje kërkon një hetim nga ana e autoriteteve ligj zbatuese, si dhe ato të hetuesisë, nga të cilat kërkojmë që zyrtarisht të nisin hetimet, duke qenë se vepra e kryer përmban disa elemente të veprave penale të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Andaj, Trainkos Sh.A., i bën thirrje zyrtarisht Prokurorisë së vendit që të nisë hetimet.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
21
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
28
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
13
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
10
Next Post
Gjenerali gjerman: Jemi në “pragë” të luftës me Rusinë, nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman: Jemi në "pragë" të luftës me Rusinë, nuk jemi më në paqe

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi