• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

S’ka viza pa përfundim të rasteve të korrupsionit

08/03/2020 - 13:23:59
Zgjedhjet në Kosovë s’e pengojnë heqjen e vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka thotë se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është zbatuar vetëm 51%.

HTML Image as link Qries
Reka ka sqaruar se marrëveshja e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian (BE), bazuar në analizën e bërë prej se ka marrë detyrën, ka ministri që 0% nuk e kanë zbatuar e të tjerat deri në 20%.

Lexo më shumë

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
12

Ai më tej ka sqaruar se për shkak të mos përmbushjes së reformave të kërkuara vendi ka humbur 400 mijë euro nga unioni.

Madje Reka paralajmëron se nëse nuk zbatohet reformat e kërkuara rrezikohet që të humbet edhe fonde të tjera në kuadër të fondeve që u jepen vendeve që synojnë BE-ne.

“MSA është në gjysmën e zbatimit vetëm 51% ishte niveli i zbatimit. Në analizën që e ka bërë ministria kishte ministri në qeverinë e kaluar që 0% nuk e kishin implementuar MSA-në. Kishte ministri 10-20% që flet shumë qartë se pse niveli i përgjithshëm i MSA-së”, ka thnë Reka.

“Ne kemi humbur 400 mijë euro për shkak të mos dorëzimit të reformave të kërkuara gjatë periudhës pasi ERA1 duhej të përmbyllej në vitin 2017 ne ende jemi në proces të zbatimit derisa jemi në mars të vitit 2020. Më pak së gjysma e prioriteteve të përcaktuara nga ERA1 janë zbatuara kjo do të thotë se humbin fondet e IPA për shkak të mos rritjes së reformave”, ka thënë ai.

Kur foli për heqjen e vizave, ai tha se është qasje e padrejtë e BE-së, izolimi i Kosovës, por që thotë së nëse përfundohen rastet gjyqësore të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke mos dashur të flasë për data, ai thotë se ky proces do të mund të mbyllej deri në fund të këtij viti.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“E shoh interesimin e jashtëzakonshëm të opinionit për liberalizim gjë e cila është e kuptueshme për faktin se gati një dekadë qytetarët mbeten të vetmit të izoluar në Ballkanin Perëndimor pa të drejtën e qasjes së lirë në shtetet anëtare të BE-së. Politikisht vërtet kjo është një mesazh dëshpërues për qytetarët sepse krijon ndjenjën e të qenurit të izoluar apo kafazit të shengenit”, ka thënë Reka në një intervistë për Ekonomia Online.

“Nga ana tjetër në aspektin teknik janë plotësuar 95 kritere që është vlerësuar nga Komisioni Evropian i cili kërkon që Këshilli përfundimisht ta çliroj Kosovën nga kjo mbyllje. Kanë mbetur hezimitet e 2-3 shteteve anëtare të BE-së, që kërkojnë prova shtesë në atë që quhet sundimi i ligjit, apo përfundimin e rasteve gjyqësore të profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Nëse arrijmë t’i përfundojmë së paku një pjesë të këtyre rasteve gjyqësore dhe t’i bindim ministrat e brendshëm të këtyre shteteve, atëherë gjasat janë që deri në fund të vitit që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza. Nuk jap data e as ditë se kur do të bëhet”, ka thënë Reka.

Ndikim në marrëdënien BE-Kosovës, thotë ai se ka pasur edhe dialogu me Serbinë.

“Ndikime indirekt ka pasur dialogu i Brukselit i cili filloi në vitin 2011 me kërkesë së Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së për të arritur që quhet normalizim i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës. Edhe në këtë dialog 7 vjeçar doktrina e nautralitetit krijoj qasje asimetrike të BE-së ndaj dy palëve negociuese. Komisioni Evropian vazhdimisht theksonte se është mediatorë neutral, derisa është neutral ndaj njërit shtet negociator. Ashtu si filloi ky dialog e që u bë mirë që u ndal. Nga viti i fundit i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi gati se nuk përfundoj në dialog për negocimin e statusit të Kosovës”, ka thënë Reka.

Reka tha se i ka caktuar tri prioritet vetes gjatë udhëheqjes së kësaj ministrie. Si plan afatgjatë ai e përmend edhe aplikimin për statusin e kandidatit, e që sipas tij, merr kohë deri në tri vjet.

“Këtë vit jo sepse në tri prioritet e mija u përcaktova si prioritet afatshkurtër liberalizimin e vizave si nevojë urgjente. Prioritet mbi prioritetet, me përpjekje maksimale do të mundohemi të realizojmë deri në fund. Prioriteti i dytë është plotësimi i mbylljes së ERA1 të kaloj në ERA2, mbyllja e IPA2 dhe kalim në IPA3”, ka thënë ai.

“Ngritja e nivelit të implementimit të reformave të kërkuara me MSA-në. Prioriteti afat gjatë që mund të arrihet brenda 2-3 viteve është përgatitja e dosjes se Kosovës për aplikimin për statusin e kandidatit që merr më tepër kohë”, ka deklaruar Reka.

Share1TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie
Lajme

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
12
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës

June 4, 2025
14
Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate
Lajme

Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate

June 4, 2025
6
Naser Krasniqi-Leka, dëshmori  i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën
Lajme

Naser Krasniqi-Leka, dëshmori i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën

June 4, 2025
11
Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli
Lajme

Sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

June 4, 2025
9
Next Post
32 të vdekur nga aksident mes dy autobusëve e një cisterne

32 të vdekur nga aksident mes dy autobusëve e një cisterne

Më të fundit

  • Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje
  • Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
  • Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi